Kështu duket Xhensila në palestër pas lindjes (FOTO LAJM)

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet e famshme më simpatik në Shqipëri.

Së fundmi ata janë gëzuar me lindjen e një vajze, Ajka, në jetën e tyre.

Por edhe pse nuk kanë kaluar as tre muaj nga lindja e vajzës së saj, Xhensila Myrtezaj është rikthyer më në format e saj fizike të mëparshme.

Dihet nga të gjithë se pas shtatzanisë është pak e vështirë që të rimerren linjat e trupit "perfekt" por mesa duket për Xhensilën nuk ëhstë aspak problem.

Këngëtarja shqiptare ditën e sotme ka postuar një video në "Instastory", ku e shohim të stërvitet në palestër.

Xhensila ka ngritur bluzën duke zbuluar barkun e saj të sheshtë dhe me muskuj, gjatë kohës që po bën aktivitet fizik. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2018, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori