E ofenduan, Genc Prelvukaj shpërthen keq në rrjetet sociale
Këngëtari shumë i dashur për publikun, Genc Prelvukaj, ka shpërthyer këtë herë keq në rrjetet sociale.

Pasi disa persona e kanë ofenduar në rrjete sociale, me adresa fallco këngëtari ka reaguar shumë i mërzitur.

“Rrallë herë marr ndonjë mesazh plot urrejtje ose ofendime, por kur vijnë ma bëjnë ditën ma t’mirë. Sepse “autorët e talentuar” me tri fjalë tregojnë që janë :

1. Në nivel të tmerrshëm për mos me thanë të trashë e idiot komplet nga inteligjenca.

2. Dikush që e grryn nga mrenda çdo sukses i imi. Që nuk pajtohet me dështimet e veta në jetë.

3. Njerëz që iu kam ndihmu në punë e në jetë dikur e pas zhgenjimeve në ta i kemi nda rrugët. Pas dështimeve të tyre celin profile “fake” e ofendojnë.

Njerëz qetësohuni. Edhe nëse unë nuk merrem me këtë punë kjo nuk ua zgjidh problemet. Btw im happy dhe asnjë prej jush nuk ma ulë as 1% pozitivitetin. Veç ma shtoni.”, ka përfunduar Genci. /albeu.com/

Shtuar më 31/03/2019, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori