U kapën në uzinën e Gramshit, dy “spiunët” rusë dhe ukrainasi mbërrijnë në gjykatë (VIDEO)

Dy shtetasit rusë dhe ai ukrainas, të cilët u kapën në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh, kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit.

Më vonë atyre pritet t’iu komunikohet masa e sigurisë, pasi dyshohen për spiunazh dhe akuza të tjera.

Kujtojmë se ata tentuan të hyjnë me forcë në uzinën ushtarake të Gramshsit mbrëmjen e 20 gushtit dhe sulmuan ushtarët shqiptarë që ruanin objektin, duke i lënë të plagosur./albeu.com/