E nxjerrin në shitje në Facebook, Arbana Osmani merr masa
Pëlqej
Një tjetër shaka i është bërë prezantueses së mirënjohur Arbana Osmani, ku edhe më herët janë hapur llogari në emër të saj në Facebook dhe Twitter. Por këtë herë ajo nuk e ka lënë me kaq, pasi përpos një reagimi ajo ka theksuar se si do të shkojë më tej çështja në fjalë.

Një faqeFacebook e cila është hapur në emrin e saj, ka theksuar se kjo faqe është në shitje. Kaq ka mjaftuar që Arbana të irritohet dhe të marrë masa të menjëhershme.

Arbana OsmaniFacebook ku ka mbi 150 mijë ndjekes, natën e mbrëmshme ka bërë një postim ku thuhej “ON SALE!!!Faqja ndodhet ne shitje!!! Të gjithe të interesuarit për të blerë këtë faqe të kontaktojne në inbox”.

Ajo ka reaguar në Instagram ku ka thënë: “Mirëmëngjes! Më lajmëruan që paskan filluar shitjet këtej nga llogaritë fallco që hapin në emrin tim në Facebook.. Gjej rastin t’ju kujtoj që çdo llogari në emrin tim në Facebook e Twitter është false.

Me këtë rast po më bëjnë mbarë ti denoncoj pranë Ministrisë së Brëndshme ta mbyllim dhe këtë histori. Paçi një ditë të bukur! Love”, shkruan ajo. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori