U bë e famshme me spektaklin në stadium, modelja "mbulohet" me shami (FOTO LAJM)

Modelja e njohur amerikane, Kinsey Wolanski, njihet për imazhet provokuese që publikon.

Ajo është aktive në rrjete sociale, veçanërisht në Instagram aty ku mori një vëmendje të jashtëzakonshme pasi hyri në fushë derisa po zhvillohej një ndeshje e rëndësishme futbolli.

Por Kinsey-t, së fundmi i ka surprizuar të gjithë, pasi ajo është shfaqur me shami. Derisa po qëndron në Dubai, bukuroshja ka vendosur që ta vizitoj një prej xhamive më të njohura atje dhe me ndjekësit i ka ndarë dy foto ku shihet e mbuluar.

Ndërkohë komentet e ndjekësve kanë qenë të shumtë, ku shumica e kanë komplimentuar.

Shtuar më 05/12/2020, ora 10:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori