E njihni si Bruno, por emri i vërtetë i këngëtarit do t'iu habisë (FOTO LAJM)

Këngëtari i njohur Bruno është kthyer në një ndër artistët më të dashur për publikun. Kohët e fundit ai është treguar shumë aktiv në muzikë pasi vetëm para pesë ditësh publikoi duetin ‘Jetën tënde’ me Shkurte Gashin, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka publikuar një tjetër këngë, në bashkëpunim me Klajdi Harunin, të titulluar “Oj Lulije”. Të dy këngët janë pritur shumë mirë nga fansat, ndërkohë që dueti me Shkurten riktheu në muzikë dhe Flori Mumajesin, i cili u kujdes për tekstin dhe muzikën e këngës.

Bruno tanimë është shumë i njohur në rradhët e publikut pasi i përket skenës që prej shumë vitesh. Hyrja në muzikë për artistin filloi ndërmjet “X Factor Albania”, në të cilin Bruno performoi me dy djem të tjerë, të cilët së bashku njiheshin si grupi X.

Mirëpo ndonëse të gjithë sot e njohim si Bruno, pasi ai kështu ka vendosur të quhet, emri i tij i vërtetë është komplet tjetër. Ai quhet Qazim dhe ky është dhe emri me të cilin konkurroi në X Factor.
Shtuar më 10/10/2019, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori