E ngeli në lëndën e saj, Jonida Shehu "i kërkon llogari" në emision Iris Luarasit (VIDEO)
Disa ditë më parë, pedagogia e gazetarisë, Iris Luarasi, tregoi gjatë një interviste emrat e studentëve të cilët tashmë kanë bërë karrierë në televizion, megjithatë ajo i kishte ngelur në lëndën e saj.

Ndër emrat e tjerë, Luarasi përmendi edhe emrin e moderatores Jonida Shehu, e cila e kishte ftuar në emisionin e saj.

Jonida u shpreh se me rastin e Halloween-it, kishte vendosur të përballej me “frikën e saj më të madhe”, duke ftuar në studio ish-pedagogen e saj.

Luarasi u shpreh se nuk kishte dashur t’i prishë imazhin askujt, madje edhe i kishte kërkuar falje secilit prej tyre.

“Unë do thoja që ju të katërt në fakt nuk keni qenë ngelësa, por keni qenë studentë shumë të mirë dhe në fund fare unë ju kam vlerësuar me 10-të. Kur po shikoja emisionin në YouTube aty e pashë që shtangisti që kisha përballë nuk më lejonte që të vazhdoja fjalinë time dhe të thoja që nuk kanë ngelur për rezultatet në mësime , kanë ngelur për çështje mungesash. Iku historia, u bë lajm, nuk pati më kohë që të sqarohej. Unë të falenderoj shumë në fakt që më ke thirrur sot për ta sqaruar.

Ju mora të katërve, përfshirë edhe ty dhe ju kërkova falje sepse nuk e mendoja që një gjë e thënë me aq shumë sportivitet edhe me aq shumë dashuri në fakt pa dashur në mënyrë absolute t’ju prishja imazhin.Ti mendon që kur ke një famë kaq shumë të madhe, saç keni ju të katërt, kjo gjë nuk të bën më përshtypje, sepse mendon se kjo është një gjë që ka ndodhur në të kaluarën dhe që e merr me sportivitet.”- ka rrëfyer pedagogia
Shtuar më 31/10/2019, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori