Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
E ngacmon i moshuari, vajza e Niko Peleshit i tregon atij burgun (FOTO LAJM)

Pëlqej
Aleksia, vajza e ministrit Niko Peleshi është një ndër vajzat e politikanëve më të komentuara në Shqipëri.

Rrugën drejt famës ajo e ka nisur që në një moshë shumë të vogël.

Aleksia ishte vetëm 14 vjeçe kur fillimisht e pamë në kopertinën e një reviste italiane.

Tiparet e bukura zeshkane, karakteristike shqiptare dhe veshja popullore, bënë bujë në të gjitha mediat.

Bukuroshja brune e cila është 16 vjeçe, është mjaft aktive në Instagram, ku publikon vazhdimisht foto nga momente të veçanta nga jeta e saj.

Së fundi, ajo u ka kërkuar ndjekësve t’i bëjnë pyetje interesante në Instagram, por jo gjithçka ka shkuar siç duhet, shkruan Iconstyle.

Një ndjekës i moshuar i ka shkruar një koment të pavend në Instagram, por Aleksia ia ka kthyer më së miri:

“Të kam afër tani”, shkruan i moshuari ndërsa Aleksia ia kthen:

“Dukesh mosha e gjyshit tim, dashke dhe këtë afër më duket”.

Ajo i referohet burgut dhe madje publikon një foto qelie për t’i treguar vendin të gjithë atyre që ngacmojnë vajzat minorene. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2018, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori