Vritet shqiptari në Athinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë mëngjesin e kësaj së hëne. Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë. Bëhet fjalë për Koço Myftarin.

Sipas policisë, në orën 05:30 të mëngjesit 23 vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Athinës Evangjelizmos me plagë të rënda të shkaktuara nga një thikë. Mjekët e futën direkt në sallën e operimit, por nuk mundën ta shpëtonin.

Nuk ka asnjë informacion nga autori dhe motivet e ngjarjes. Burime bëjnë me dije se se një djalë tjetër i familjes Myftari është ekzekutuar në vitin 2019 në Gjermani.

Policia po heton shkaqet por edhe nëse ekzekutimet e vëllezërve Myftari kanë lidhje me njëra tjetrën./albeu.com/


Shtuar 12.06.2023 14:27