E ndau për Frrokun, Rudina Dembacaj bën njoftimin e çuditshëm për ish-bashkëshortin
Aktorja e humorit Rudina Dembacaj duket se është ndarë zyrtarisht me bashkëshortin e saj, Aleksandër Varfaj.

Ka qënë vetë Rudina ajo që ka postuar një foto me të, duke shkruar se tashmë ai është një djalë beqar.

“Aleksi çun beqar,“-shkruan ajo teksa e shoqëron batutën me një shkelje syri.

Aktorja Rudina Dembacaj ka qënë në qendër të lajmeve të rubrikës rozë pas ndarjes me bashkëshortin e saj, Aleksandër Varfaj. Mediat kishin kohë që raportonin për një lidhje të saj me një politikan, i cili është Mark Frroku, ish-deputet i PS, me një të shkuar kriminale në Belgjikë, shkruan Dosja.al.

Jo më larg se pak ditë më parë, aktorja inaguroi biznesin e saj të ri, një restorant, për të cilin siç tha edhe vetë, investimi është bërë nga “Marku”.
Shtuar më 21/11/2019, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori