E mbuluar nga gjaku, Zajmina tranformohet tërësisht (FOTO LAJM)

Shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram dhe ndër femrat më të komentuara të showbizit shqiptar, Zaimina Vasjari tërheq gjithmonë vëmendjen me pamjen e saj seksi dhe pozat provokuese.

Mirëpo, pak më parë ajo i ka lënë të gjithë pa fjalë kur është shfaqur me një look të ri, me flokë të lagur dhe e gjakosur në fytyrë.

Megjithëse fillimisht të gjithë janë shokuar nga pamja e saj, krahas fotos këngëtarja ka sqaruar se në fakt ky është makeup-i i saj i Halloween-it.

"Halloween-i po afron. Si do të visheni këtë vit?"- ka shkruar ajo në foton që ka marrë menjëherë komente nga ndjekësit.


Shtuar më 19/10/2018, ora 15:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori