E mbuluar brenda xhamisë, Ajsi Xhaxhaj ka një mesazh për ndjekësit e saj (FOTO LAJM)

Një foto e publikuaar nga aktorja e njohur, Ajsi Xhaxhaj e cila shfaqej e mbuluar me shami në një xhamika është komentuar shumë në rrjet.

Më pas Ajsi ka publikuar një mesazh të gjatë ku sqaronte se kishte mbi 5 vite që shkonte në Xhami.

"Kam shumë inboxe në lidhje me aktivitetim tim ditor sot. Kjo nuk është hera ime e parë në një xhami, pasi kam 5 vjet që vizitoj xhamitë e mrekullueshme në Tiranë sa herë më jepet mundësia. Sot u gjenda në Durrës, për të takuar miken time. Vizita në këtë Xhqmi që gjendet në plazh ishte rastësi. Përgatitja ime e vetme ishte të kisha një shami e t'a vendosja për respekt të vendit ku gjendesha. Më vjen keq t'ju zhgënjej, por unë si Ajs, nuk dua të tregoj sa e devotshme jam. Të isha, do isha duke e ndjekur vazhdimisht me kënaqësi fenë Islame. Unë jam artiste dhe fakti që shkoj në xhami është për të qenë më pranë Zotit, asgjë më shumë. Nuk është se i vetmi moment që kujtoj Allahun është aty, pasu unë zgjohem e fle duke përmendur emrin e tij."- shkruan Ajsi në postim.
"Kursejini opinionet nga mendjet tuaja të vogla, pasi në këtë rast nuk më fyeni mua, por Allahun, pasi AI vetë e ka thënë se nëse të bën t'a kujtosh në çdo çast, do të thotë se ai të do. Nuk ka rëndësi me thonj të bërë apo jo, me makeup apo jo, me krahët jashtë apo jo. Zoti ju mëshiroftë! Amin!"- përfundon aktorja.
Shtuar më 27/03/2019, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori