E mbanin lidhjen sekret, "Ferideja" kapet mat në momente intime me të dashurin (FOTO LAJM)
“Feride” e serialit “Lule të vetmuara” jetën e saj personale e ruan në mënyrë hermetike dhe kurrë nuk kishte bërë publike ndonjë lidhje. Por paparacët turk kanë arritur ta fotografojnë aktoren me të
dashurin e saj në aeroport.
Në fotot e publikuara
aktorja Ipek Karapinar shfaqet duke i dhuruar një puthje të dashurit të saj, para se ky i fundit të nisej në një udhëtim.
Aktorja 36-vjeçarë ka preferuar të mos flasë për këtë lidhje, por mediat turke shkruajnë se çifti është shumë i dashuruar.
I dashuri i “Ferides” quhet Oytun Çakir dhe është shumë i njohur në Turqi. Ai ka pasion motorrët dhe ndiqet nga mijëra fansa në rrjete sociale, ku poston
foto nga udhëtimet e tij me motorr.
Shtuar më 23/03/2020,
ora 10:53