“I keni të paguara”, Trump qeras qytetarët pas daljes nga salla e gjyqit

Ish presidenti Donald Trump është ndalur në Cafe Versailles, një restorant i famshëm kuban në Havanën e Vogël pas seancës gjyqësore.

Ai qëndronte mes fansave të tij, duke buzëqeshur para telefonave.

Trump i tha pronarit “ushqim për të gjithë” dhe më pas turma shpërtheu duke kënduar këngën e ditëlindjes për ish-presidentin, i cili nesër mbush 77 vjeç.


Shtuar 13.06.2023 23:24