E FUNDIT/ Zhbllokohet sfida, Inter-Atalanta (VIDEO)
E mbani mend Robertën e "Rebele"? Aktorja do të bëhet nënë së shpejti (FOTO LAJM)

Aktorja meksikane Dulce Maria, e cila u bë e famshme vite më parë me rolin e saj në serialin shumë të ndjekur nga adoleshentët "Rebelde", është shtatzënë për herë të parë.

Aktorja publikoi në Instagram një foto me bashkëshortin e saj, producentin Paco Alvarez dhe u shpreh e lumtur që ata do të bëhen prindër.

"Dhe ja ku jemi! Në mes të kaosit dhe pasigurisë në botë duam të ndajmë një lajm që na mbush me dashuri, lumturi dhe mirënjohje. Mrekullia e jetës gjen gjithmonë një mënyrë për t’u shfaqur. Po! Tani jam shtatzënë! Do të bëhemi prindër! Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur, duke filluar një fazë të re dhe duke pritur me gjithë dashuri fëmijën tonë! Përkundër faktit se rrethanat janë të ndërlikuara për të gjithë nga kjo pandemi, ne besojmë se Zoti zgjedh kohën perfekte", shkruan aktorja 34-vjeçare.

Dulce Maria dhe Paco Alvarez u martuan vitin e kaluar me një dasmë elegante mes familjarëve e miqve të ngushtë.
Shtuar më 09/06/2020, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori