E masakruan për operacionet plastike, Anxhela flet për gjërat që do më shumë
Pëlqej
Emisioni dedikuar vip-ave shqiptarë nëpër botë do të drejtohet nga Klea Huta.

E ftuara e parë që do të nisë programin më të ri do të jetë modelja me origjinë nga Shkodra, Angela Martini.

Supermodelja me famë botërore që jeton në Los Angeles do tregojë detaje të pathëna për jetën e saj.

"Dashuria, njerëzit që dua dhe ëndrrat”, janë tre gjërat pa të cilat nuk jeton dot Angela. Kjo është pjesa që dëgjohet në videon e shkëputur nga emisioni shkruan Tch.

Ndërkohë, ajo zbulon të tjera fakte rreth kafesë së saj të preferuar, shtëpinë e ëndrrave, për çelësin e suksesit të martesës dhe karrierës dhe shumë detaje të tjera që ajo i flet pa doreza.
Shtuar më 13/10/2018, ora 18:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori