E martuar me turk, modelja shqiptare bëhet nënë për herë të parë (FOTO LAJM)

Modelja dhe blogerja e njohur shqiptare që numëron më shumë se 400 mijë ndjekës në Instagram, Filiz Miftari është bërë sot nënë për herë të parë. Filiz ka sjellë në jetë një vajzë nga martesa me modelin turk Tarik Cercis.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë çifti me postimet e tyre në Instagram ku na kanë prezantuar me vogëlushen e porsalindur. Filiz dhe Tarik i kanë vendosur vajzës emrin Hayal Lorena. (Hayal - ëndërr në turqisht).

"Mirëseerdhe bija ime. Babi do kujdeset gjithmonë për ty. Të dua", shkruan Tarik krah fotos së postuar në Instagram./xing/

Shtuar më 12/10/2019, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori