E llastuar në kulm, blogerja e pëson keq pas këtij veprimi (FOTO LAJM)

26-vjeçarja Stephanie Scolaro me banim në Britaninë e Madhe e pësoi keq pasi futi në vend fshehurazi disa kapele dhe një çantë me lekurë gjarpri.

Më pas, vajza e një biznesmeni italian minierash i shiti ato përmes faqes së saj me një vlerë rreth 450 paund copa tek disa persona të pasur duke bërë që autoritetet të fillojnë hetimin, shkruan Albeu.com.

Pas konstatimit se malli ishte futur fshehurazi dhe për më tepër i ishte ndaluar shitja në ishull, 26 vjeçarja, një personazh mjaft egoist sipas mediave britanike u dënua me shërbim të detyruar ndaj komunitetin në qytetin e saj të banimit.

Scolaro është një personazh mjaft i ndjekur në Instagram dhe me motrën e saj ishin listuar në fillim të faqeve "Rich Kids of UK". /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori