Vajza e këngëtarit shumë të dashur për publikun Sabianit,
Keisi Medini është kthyer në një nga modelet më të komentuara në
media e rrjete sociale.
Së fundmi
Keisi është parë shpesh në shoqërinë e Seldit dhe në
media menjëherë u përfol se ata janë lidhur.
Dyshja pak ditë më parë publikuan edhe bashkëpunimin e tyre të parë me titull “S’ka dashni”, që rezultoi i suksesshëm, por u komentua edhe për skenat mes tyre.
E ftuar pasditen e kësaj të enjteje në “Ftesë në 5”,
Keisi foli për herë të parë për lidhjen e përfolur në
media.
“Unë
Seldin e kam si vëlla. Jemi rritur bashkë. Njihemi që 2 vjeç”, u shpreh modelja dhe këngëtarja.
Shtuar më 18/01/2019,
ora 22:57