E lidhur me futbollistin? Manushi ngacmon Nevinën për Grezdën
Futbollisti i njohur shqiptar Eros Grezda erdhi nga Skocia dhe gjatë qëndrimit në Tiranë ai u pa në shoqërinë e moderatores bukuroshe Nevina Shtylla me të cilën postoi një foto.

Gjatë "Proçesit sportiv", Manushi e ngacmoi Nevinën për këtë foto, por moderatorja e bëri të qartë se e takoi futbollistin rastësisht.

“Këtë javë kishim këtu disa nga çunat e Kombëtares. Kishin ardhur për pushime. Më tha të të bëj të fala.

Bashkë me Grezdën u gjetëm rrugës(qesh). U takuam rastësisht, folëm, më tha t’i bëj të fala Manushit", u shpreh Nevina. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2019, ora 18:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori