Protestë edhe në Shkup për 11-vjeçaren e abuzuar, ndodh e papritura: Një grua sulmohet në kokë (FOTO LAJM)

Pas rastit të përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, ditën e sotme janë mbajtur protesta në Prishtinë, Tiranë, por edhe në Shkup.

Protesta në Shkup u mbajt te Sheshi Skënderbeu, por para se të mblidheshin protestuesit, një grua është sulmuar nga një person i panjohur.

Gruaja shihet në pamje se ka marrë lëndime në kokë, ndërsa kërkesa e saj ndaj ekipeve të policisë ishte që autori të kapet sa më shpejt.

Në vendngjarje erdhi edhe ekipi i ndihmës së shpejtë, që i dha gruas mjekimin e nevojshëm.

Ndërkohë protesta vijoi normalisht më pas, ku pati disa fjalime të figurave të njohura publike./albeu.com/