E larguan me një SMS, Alesia thumbon hapur Klanin (FOTO LAJM)

Klan reagoi hapur për largimin e balerinës Alesia Bami nga STOPI.

Ata deklaruar se Bami e kishte mbushur kupën ndaj ishte marrë ajo masë drastike.

“Marrëdhënia ka nisur të kriset dhe të acarohet kohë më parë. Ajo e kishte mbushur kupën me sjelljen e saj aspak profesionale. Alesia nuk ishte korrekte me oraret dhe ka treguar mungesë respekti ndaj stafit të emisionit. Përveç kësaj, të dyja velinat duhej që për çdo dalje televizive të merrnin paraprakisht leje tek dy drejtuesit e emisionit, Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj”.

Megjithatë siç duket modeles nuk i del e keqja për largimin e papritur nga “Stop” dhe së fundmi nëpërmjet një postimi, ku shfaqet e veshur si nuse, ajo ka paralajmëruar për planet e së ardhmes dhe ka thumbuar emisionin.

“Një princeshe i duhet një kështjellë, jo një kasolle”, ka shkruar ajo pranë fotos dhe shumë fansa kanë rënë dakord që ky është një thumb për ‘Stop’. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2019, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori