E largoi i fejuari për shkak të moderatorit? Çani përgjigjet për Sofinë
Pëlqej
Ajo u bë e njohur për publikun shumë vite më parë si një nga vajzat që për vite shoqëroi moderatorin e njohur Arjan Çani në emisionin "Zonë e Lirë.

Romina Alku, e njohur si Sophie u largua nga emisioni para disa vitesh dhe është zhvendosur në Gjermani me familjen e saj.

Pas largimit të saj në media u tha se arsyeja pse Sofia ishte larguar ishte një batutë e Çanit në emision.

Kur e ftuar në “Zonë e lirë” ishte Bleona, ajo e ka pyetur Çanin nëse kishte fjetur me Sofinë dhe moderatori plot humor ka bërë një batutë për këtë. U tha se batuta e Çanit nuk është pritur mirë nga i fejuari i Sofias i cili nuk e ka lejuar të shkojë në emision.

“Ato mund të flasin edhe nëse nuk i ngacmon. Po banalizohet me këtë, njerëzit e kuptojnë që është një fallcitet”, u shpreh Çani. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2018, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori