Putin dhe Erdogan do të takohen në Kazakistan, çfarë pritet t’i propozojë presidenti rus homologut turk

Presidenti Vladimir Putin do të takohet me Presidentin Recep Tayyip Erdogan në atë që ka të ngjarë të jetë një takim “shumë interesant” nesër në Kazakistan, ku lideri turk mund të propozojë ide për paqen në Ukrainë , ka thënë Kremlini.

Duke folur për gazetarët, ndihmësi i Kremlinit Yuri Ushakov tha:

“Tani shumë thonë se turqit janë gati të dalin me iniciativa të tjera në kuadrin e zgjidhjes së konfliktit të Ukrainës.”

Në shtyp ka raportime se pala turke po parashtron konsiderata specifike në këtë drejtim, nuk e përjashtoj që Erdogan të prekë aktivisht këtë temë gjatë kontaktit në Astana. Pra, një diskutim shumë interesant dhe, shpresoj, i dobishëm na pret. Presidenti rus dhe ai turk pritet të takohen nesër në kryeqytetin e Kazakistanit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë më parë se bisedimet e mundshme midis Rusisë dhe Perëndimit mund të diskutohen gjatë takimit.