Rama nuk pranon akuzat: Nuk ka marrëveshje me Greqinë

Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Vlorë nga ku ka folur edhe për akuzat se ka bërë marrëveshje me Greqinë për çështjen e detit.

Ai është shprehur:

“Negociatat me Greqinë u ndërprenë që pas ndryshimit të qeverisë në Greqi. Nuk ka asnjë marrëveshje me palën greke. Deklarata e ministrit grek nuk ka lidhje fare me Shqipërinë por me konceptin për t’u shtrirë me 12 milje aty ku i lejohet. Kjo është kthyer në karrem për të peshkuar”.

Ndërkohë ministri grek deklaroi në Parlament se Greqi do zgjerohej me 12 milje dhe se këtë ishte njoftuar edhe Shqipëria.


Shtuar 3.09.2020 08:29