E "kryqëzuan" për bashkëshortin me ngjyrë, përgjigjet këngëtarja shqiptare
Linda Halimi është sulmuar shumë për bashkëshortin e saj me ngjyrë, me të cilin ka edhe një vajzë.

Por mesa duket ajo ka vendosur ti injorojë të gjitha këto mesazhe dashakeqe.

"Nuk e kisha idenë që do më mbështesnit kaq shumë. Numri i mesazheve që kam marr dhe kam lexuar është çmenduri. Më vjen keq që s’mund t’u kthej përgjigje të gjithëve, por të gjithë më dhatë kaq shumë jetë dhe energji.

Energjia është e vërtetë, mbroni tuajën gjithë kohës! Zoti ju bekoftë me kaq shumë dashuri, dritë dhe paqe. Shpirti juaj qoftë gjithmonë i lumtur. Ju dua shumë", shkruan Linda. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2019, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori