E "krimbur" në para, si e shtoi papritur pasurinë këngëtarja shqiptare (FOTO LAJM)
Dua
Lipa po përjeton periudhën e saj më të mirë. Ka vetëm pak ditë që ka publikuar albumin “Future Nostalgia”, dhe ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm, i cili përkthehet ndryshe edhe në miliona
euro.
Prestigjozja “The Sun” ka shkruar se ylli i muzikës pop është bërë një nga fituesit më të mëdhenj të shoëbiz-it në botë, duke arritur një pasuri prej 24.7 milionë
paund ose ndryshe 28 milionë
euro.
Pasuria e saj krahasuar me vitin e kaluar është dyfishuar nga 11.8 milionë
paund (13 milionë
euro).
Gjithashtu Dua
Lipa numëron në bankë 17.3 milionë
paund (19 milionë
euro) sipas shifrave të paraqitura në ‘Companies House’.
“Shifrat e saj po tregojnë se ajo është duke shkuar drejt hapave të Ed Sheeran dhe nëse ajo vazhdon në këto hapa së shpejti do të rivalizojë edhe Adele”, ka thënë një burim nga industria e muzikës për “The Sun”.
Shtuar më 28/04/2020,
ora 10:42