E FUNDIT/ Futbolli në zi, ndërron jetë Diego Armando Maradona
E konfirmojnë, aktori i njohur turk në lidhje me modelen me origjinë shqiptare (FOTO LAJM)

Aktori turk Burak Deniz është shumë i njohur në vendin tonë nga roli i Muratit në serialin “Dashuria nuk njeh fjalë”.

Së fundmi ai ka qenë shumë i komentuar në mediat turke për jetën e tij private. Prej disa javësh mediat shkruanin se aktori ka nisur një histori të re dashurie me modelen Didem Soydan.

Didem është modele e njohur në Turqi dhe me origjinë shqiptare. Ajo e ka konfirmuar lajmin duke u shprehur se janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

“Jemi bashkë dhe shumë të lumtur”-është shprehur modelja. Lajmin e ka konfirmuar edhe Burak i cili ka postuar një foto të tyre të përqafuar në rrjete sociale.
Shtuar më 22/10/2020, ora 19:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori