Fansja minorene i kërkon takim, Stresi ka një këshillë: Ka meshkuj që mashtrojnë

Stresi ka bërë publike një bisedë me një nga fanset e tij. Në fotot e publikuara shihen mesazhet ku një 17-vjeçare i kërkon reperit të dijë se në cilin club do performonte pasi kishte dëshirë për ta takuar.

Reperi, e pyet fillimisht për moshën, e më pas e këshillon që të bëjë kujdes pasi ka shumë persona të këqij që mund të përfitojnë nga ajo.

Stresi gjithashtu ka bërë një thirrje për të gjithë meshkujt që përfitojnë nga vajzat në moshë të re.

“Jo se du me bo të mirin po kam 1000 virtyte që duhet me i pas një fisnik. Zoti i vraftë në qofshin repera a vipa apo ca do qofshin… Çdo femre i falet adoleshenca sepse ka meshkuj kurva që i mashtrojnë dhe kështu ndodh në realitetin tonë të shpifur….. Bohu burr edhe ndale epshin. Stop”, shkruan Stresi.


Shtuar 11.08.2023 11:32