E keni vënë rë? Pse Kate Middleton mban gjithnjë leukoplast në gishta? (FOTO LAJM)

Kate Middleton është një femër elegante, nënë e tre fëmijëve, e cila gjithmonë kurohet deri në detaje.

Ndër të tjera bien në sy thonjtë dhe duart e saj. Si rregull i mbretërisë, ajo nuk mund t’i ketë thonjtë të lyera me ngjyra të forta. Megjithatë, ajo që është vënë re shpesh, është fakti që duart e Kate janë shpesh të fashuara me leukoplast.

Nuk dihen shkaqet e vërteta të kësaj sjelljeje të saj, mirëpo spekulimet e mediave britanike fillojnë nga pakujdesia në kuzhinë deri tek huqi i ngrënies së thonjve apo alergjitë që mund t'i sjellin manikurët e ndryshëm. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2019, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori