"E kaluam Covid-19", këngëtarja shqiptare dhe familja e saj preken nga virusi (FOTO LAJM)

Orgesa Zaimi ka treguar se gjithë familja e saj është infektuar me Covid-19, por fatmirësisht e kanë kaluar këtë situatë. Ditën e sotme ajo ka uruar publikisht bashkëshortin e saj për ditëlindjen dhe ka zbuluar se ata e kanë kaluar koronavirusin.

Ajo ka treguar se nuk kanë pasur asnjë problem nga infektimi dhe se për këtë gjë ndihen vërtetë të bekuar.

“Faleminderit për simpatinë e dashurinë tuja. Po, ne e kaluam Covid-19. Urojmë shërim për të gjithë dhe ndihemi të bekuar nga Zoti që për familjen tonë nuk pati pasoja. Jemi në dorë të Zotit”, shkruan Orgesa.

Para disa muajsh ajo u shpreh e ftuar në një emision se sipas shenjave mund ta kishin kaluar koronavriusin si familje, para se Covid-19 të vinte në Shqipëri.

“Ne në periudhën e Shkurtit kemi qenë shumë të sëmurë. Kemi kaluar sëmundje familjarisht dhe rrjedhimisht ia kaluam dhe gjyshërve. Kam një bindje që ne mund ta kemi kaluar në Shkurt Koronavirusin, të gjithë si familje. Kemi pasur simptomat, temperaturën dhe simptomat e gripit. Përfunduam të gjithë me antibiotikë. Kam një përshtypje që ne duhet ta kemi kaluar në Shkurt se s’bën. Tani jemi të gjithë mirë, të shëndetshëm. Nuk kemi asnjë simptomë gripi, dhe na ka ndihmuar shumë kjo periudha në shtëpi”, u shpreh këngëtarja.

Asokohe të gjithë e përkthyen se ajo e kishte kaluar koronavirusin, por Orgesa i qetësoi të gjithë duke thënë se ishin thjesht dyshime të saj.

Shtuar më 16/11/2020, ora 15:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori