E ironizuan shpeshherë për emrin Sanije, Soni tregon të vërtetën (FOTO LAJM)
Pëlqej
Shpeshherë Soni Malaj është bërë pjesë e portaleve apo mediave dikur, pasi qarkullonte fakti se ajo e kishte emrin e vërtetë Sanie.

Por në fakt emri i saj i vërtetë është Sonja por të gjithë e njohim si Soni.

Në një intervistë për "Pop Culture" Soni Malaj ka treguar sesi vajzat e grupit të "Spirit Voice" e ngacmonin duke ia tjetërsuar:

Emri im është Sonja, dhe në grupin muzikor në fillimet e mia, “Spirit Voice”, mes vajzave më thërrisnin Sanije, një vajzë tjetër e thërrisnim Dudie, pra këto ishin pseudonime, ndërsa portalet asokohe e përdorën si fakt”. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2018, ora 23:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori