Rita Ora shfaqet me fustan të tejdukshëm dhe pa të brendshme në Venecia (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora, ishte në Venecia dhe bëri një paraqitje joshëse me një fustan transparent.

Këngëtarja kishte zgjedhur të mbante veshur vetëm një palë të brendshme.

E njohur për dashurinë e saj ndaj transparencave, Rita Ora zgjodhi një fustan të gjatë prej pëlhure të zezë transparente me mëngë të gjata. Në anën e djathtë ishte zbukuruar me një pëlhurë të bardhë, delikate që i ngjante një petali luleje, ndërsa në bel mbante një rrip diamanti.

Këngëtarja e ka veshur këtë veshje në dy mënyra, një për paraqitjen e saj publike dhe një për Instagram. Veçanërisht në daljen e saj publike e ka kombinuar me një body në ngjyrë lëkure dhe në versionin për Instagram vetëm me të brendshme dhe pa recipeta. Ajo kompletoi veshjen me një palë sandale të zeza të larta me rripa, një gjerdan të hollë platini rreth qafës dhe një set unaza platini diamanti nga shtëpia italiane Damiani.

Duke i thënë lamtumirë Venecias, dhe ndoshta Mesdheut, Rita Ora ka postuar në profilin e saj personal në Instagram një seri fotosh ku thotë se mund të përsërisë vizitën e saj në qytetin magjepsës italian.

Kujtojmë se këngëtarja prej ditësh ndodhet në Evropë, duke bërë pushime relaksuese në Ibiza dhe më pas ka bërë shumë paraqitje magjepsëse në Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia./Albeu.con/


Shtuar 5.09.2023 13:51