E FUNDIT/ Milani nuk i ndahet Interit, kuqezinjtë mundin Romën por dëmtohet Ibra (
E harroi Andin, Shqipja shpreh publikisht preferencën për Noizyn
Mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush LUAN” ishte e ftuar ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, e cila u bë pjesë e lojërave të ndryshme dhe iu përgjigj pyetjeve pikante.

Pyetjet kishin të bënin edhe me konkurrentët e "Përputhen", por nga ata Shqipja duket se ka hequr dorë. Tani ish-konkurrentja është kapur pas një reperi shumë të njohur dhe bëhet fjalë për Noizy-n.

Shqipes iu kërkua të tregonte emrin e një personazhi të njohur shqiptar, të cilin do ta ftonte live për një takim dhe ajo tha emrin e Noizy-t, si nje prej artisteve te saj te preferuar.

Kur u pyet se cili personazh VIP e kishte ngacmuar në rrjete sociale, ish-konkurrentja preferoi të mos tregonte asnjë emër, duke u shprehur se asnjë VIP nuk e kishte ngacmuar.

Shtuar më 06/12/2020, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori