E gjykuan për klipin e ri, Enca ka dy fjalë për të gjithë (VIDEO)
Ditën e djeshme Enca publikoi këngën e saj më të re që mban titullin, “Jelous”.

Projektin muzikor ajo e shoqëroi edhe me një videoklip të nxehtë, i cili është komentuar shumë.

Enca kishte zgjedhur disa vajza me të pasme bombastike, të cilat nuk ngurronin t’i ekspozonin të veshura me bikini.

Klipi bëri xhiron e rrjetit dhe përpos komenteve pozitive ka pasur edhe nga ata që e kanë quajtur të tepruar.

Por me sa duket për të gjithë ata që e kanë cilësuar të tillë, Enca ka dy fjalë:

“Po të isha mashkull dhe të kisha modele sexy në klip nuk do të ishte gjë e madhe, do ishte normale? Por meqë jam femër është ‘porn’. E adhuroj qenien e femrës dhe me këtë këngë dua që të gjitha femrat të përqafojnë sensualitetin e tyre”- shkruan Enca krahas një videoje të shkëputur nga klipi.

Këngëtarja ka eksperimentuar gjithmonë në klipet e saj duke u përpjekur që të sjellë risi.

Shtuar më 20/07/2019, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori