E fshiu menjëherë, foto nudo qe Cardi B postoi dhe u pendua (FOTO LAJM)

Cardi B organizoi një festë të çmendur dhe super madhështore për 28-vjetorin e saj. Madje ditëlindjen ka vendosur ta shënjojë me një foto nudo në rrjete sociale. Fotografia dukej që ishte shkrepur menjëherë pas festës së ditëlindjes, sepse reperja shfaqej me flokët e rregulluar dhe me të njëjtin “make up”.

Cardi B shfaqej e shtrirë në krevat, ndërkohë që në pjesën e sipërme ishte topless. Por reperja u pendua menjeherë dhe e fshiu. Megjithatë fotografia nuk ju ka shpëtuar fansave të saj, të cilët e kanë ruajtur dhe e kanë shpërndarë me shpejtësi në rrjet.

Pasi e postoi dhe e fshiu foton e saj, Cardi B reagoi menjëherë në Tëitter.

“Pse dreqin duhej të më bënit mua kaq budallaqe? Pse? Por e dini çfarë, nuk do e mundoj veten për këtë gjë. Thjesht do ha mëngjesin tim, do shkoj në festë, sepse as nuk kam ndërmend të mendoj për të. Nuk do mendoj për të. Dreqin, nuk është as hera e parë. Kam qenë një striptiste, kështu që sidoqoftë”, ka shkruar reperja.

Kujtojmë se në ditëlindjen e saj ishte i ftuar edhe ish-bashkëshorti, Offset, me të cilin ajo tha se ishte divorcuar. Mirëpo dhurata superluksoze e reperit dhe puthja në buzë që shkëmbyen bashkë në festë, tregoi krejtësisht të kundërtën.

Shtuar më 14/10/2020, ora 08:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori