Aksident i rëndë në rrugën Korçë-Pogradec

Tjetër aksident rrugor në vendin tonë, këtë herë në rrugën Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë.

Paraprakisht mësohet se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar ne një arë.

Raportohet për një të lënduar në gjendje të rëndë shëndetësore, të cilin po e transportojnë në spitalin e Korçës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com.


Shtuar 29.06.2023 08:44