Gent Zenelaj flet hapur: Në shtëpinë tonë ligjin e bën gruaja (FOTO LAJM)

Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, aktori Gentian Zenelaj ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta personale. Gjatë rrëfimit për emisionin “Part Time” në TV Klan, Genti nuk i shpëtoi pyetjes se kush e bën ligjin në shtëpinë e tyre. “Ligjin e bën gruaja”, u përgjigj aktori.

“Në shtëpinë tonë e bën ligjin gruaja, e cila ka dashur Zoti që të ishte Aida, kështu që gruaja.”, theksoi aktori duke folur më pas dhe për martesën. “Martesa ime ka qenë një malore, malore, malore, jo në aspektin e marrëdhënies time me Aidën, por realisht e kemi nisur me një shtëpi të palyer.

E kemi nisur me mobilje të kohës së Enverit dhe me një biçikletë. Ma beso që çdo gjë në këtë jetë e kam vendosur bashkë me Aidën.”, tha aktori i mirënjohur.