E fiksuar pas stilistëve shqiptar, kujt i besoi këtë herë Beyonce (VIDEO)
Diva e muzikës ndërkombëtare, Beyonce nuk heq dorë nga stilistët shqiptarë. Pak muaj më parë, ajo u vesh nga stilistët shqiptarë Kujta dhe Meri, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me fustanin e zi.

Mesa duket ky ka qenë vetëm fillimi i bashkëpunimit të stilistëve me artisten e famshme, pasi Beyonce ka zgjedhur që sërish të vishet nga duart e dyshes, këtë herë për filmin “Black is King”.

Ka qenë Kujta dhe Meri, që janë shprehur të lumtur për këtë projekt përmes një postimi në “Instagram”.

“Jo i lehtë, por shumë motivues, ka qenë rrugëtimi për krijimin e disa pjesëve të filmit të shkurtër të Beyonce “Black is King”. Pamja e Divës në Kujta & Meri ka qenë, deri tani, perla më e çmuar që kemi prekur dhe krijuar nga duart tona të palodhshme. @beyonce, ti do jesh motivimi ynë i pafund në krijimin e artit dhe avancimin e talentit tonë përtej oqeanit. Krijimtaria jonë në shërbimin tuaj është dëshmia jonë më e madhe! I adhuroj njerëzit si ju!”, kanë shkruar ata.

Shtuar më 02/08/2020, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori