Zjarr në një stallë në Vlorë, digjen 5 krerë bagëti

Policia bën me dije se në Vlorë ka rënë zjarr në një stallë bagëtish. Konkretisht zjarri ka rënë në fshatin Babicë e Madhe dhe për pasojë janë djegur 5 krerë bagëti.

Ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

“Gjatë natës, në fshatin Babicë e Madhe, ka rënë zjarr në një stallë bagëtish, në pronësi të shtetasit I. N. dhe për pasojë janë djegur 5 krerë bagëti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia./albeu.com