E fejuan me “zor” me një biznesmen, këngëtarja shqiptare bën reagimin e parë
Pëlqej
Tashmë prej kohësh këngëtarja Anjeza Braknka ka mbajtur një profil më të ulët në media, duke mos qenë shumë aktive.

Por teksa postoi disa fotografi me një biznesmen shqiptar që jeton jashtë vendit, të gjithë kanë plasur në urime për "ciftin" e ri.

"Zgjohesh nga gjumi i drekës dhe shikon në telefon plot urime. Je fejuar? Po mua pse nuk me ke ftuar? Etj. Njerëz të mirë, më lini ju lutem në rehatinë time, as nuk jam fejuar, as nuk jam martuar.

Ndihem mirë dhe jam e lumtur me jetën time. Flm për mirëkuptimin. Ju do fort Anjeza. Ps, dhe ju që ofendoni e shani me fjalor magjik ju uroj suksese në jetë. Paqe, gëzuar!" - ka shkruar Anjeza e cila e ka mohuar të jetë fejuar.

Nuk është hera e parë që Anjezën e mendojnë të fejuar. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2018, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori