Klopp piketon yllin e mesfushës angleze për sezonin e ardhshëm

Jurgen Klopp ka piketuar për sezonin e ardhshëm mesfushorin anglez të West Ham, Declan Rice.

Rice është tepër i kushtueshëm, pasi dhe drejtuesit e klubit të tij e kanë theksuar se nuk e lejojnë të largohet pa 100 milionë euro.

Gjithsesi, Klopp është i vendosur dhe i ka bërë me dije drejtuesve të klubit të Liverpool se Rice është objektivi i sezonit të ardhshëm./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.10.2022 08:35