E dinit si ka lindur historia e dashurisë së Besit dhe Xhensilës?
Një prej çifteve më të bukura në shoubizin shqiptar që kanë mbajtur lidhjen pa skandale e fjalë sot po martohen.
Xhensila dhe Besi po kurorëzojnë dashurinë e tyre në event përrallor.

Por a e keni ditur si ka nisur historia?! Shkëndija e parë ka qenë në vitin 2010 kur Xhensila si 17 vjeçe po ecte në rrugë me nënën dhe Besi e kishte spikatur teksa bënte xhiro me makinë.

“Ka qenë rastësi. Nuk thonë kot, rastësia mbret i botës”, kishte thënë këngëtarja në një prej paraqitjeve të mëhershme televizive.

“Unë kam qenë me mamin. Ai na ka ndaluar duke i thënë mamit tim që ke një vajzë shumë të bukur dhe ia lumturoftë Zoti. Mami im si një dashamirëse e madhe tij e mirëpriti komplimentin, madje i tha se, edhe vajza e saj (dmth unë) është artiste!.

Aty Besit iu kujtova dhe e bëri lidhjen, tregonte e emocionuar Myrtezaj. “Nga ai çast e mbrapa nuk ndaloi së kërkuari për mua, deri sa më gjeti e më bëri për vete. Kështu nisi një lidhje dashurie shumë e lumtur. Falenderoj Zotin që na bashkoi rrugët e fatit” – deklaronte këngëtarja. /Prive.al/
Shtuar më 02/09/2017, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori