E dinim të martuar me Norën, Robertit i dalin fotot e martesës me moderatoren
Pëlqej
Këngëtari i njohur Robert Berisha ishte i ftuar së fundmi në emisionin "Why Not" të moderatores Roza Lati, ku së bashku me Kastro Zizon kanë rrëfyer më shumë jo vetëm për karrierën, por edhe për jetën e tyre private.

Mirëpo, me siguri të gjithë janë habitur kur në një moment Roza deklaron se në të vërtetë Roberti është martuar me të dhe jo me Norën. Madje, moderatorja shfaq në ekran foto të saj dhe Robertit gjatë dasmës së tyre shkruan xing.al.

"Po për letra, për dokumenta, që mora pasaportën shqiptare është dashur të martohem."- i tregon Roberti Kastros duke qeshur dhe komplimenton personin që ka montuar fotot, pasi sipas tij i ka bërë të duken shumë origjinale, siç mund ta shihni në videon e emisionit të publikuar nga Roza Lati.
Shtuar më 19/10/2018, ora 23:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori