Tentoi të shmangë gurët e rënë në rrugë, përmbyset trajleri në aksin Librazhd-Përrenjas (FOTO LAJM)

Një automjet i tonazhit të rëndë që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas është përmbysur.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një manovrimi të detyruar për të shmangur përplasjen me gurët që kishin rënë në trasenë e rrugës, ku kamioni është batuar dhe më pas përmbysur.

Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur në një kthesë në dalje të Hotolishtit.

 

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa qarkullimi është bllokuar përkohësisht. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për rikthimin e normalitetit të qarkullimit në këtë segment rrugor./albeu.com/