E dini çfarë pune bën Mimoza Shkodra në Zvicër? (FOTO LAJM)

Mimoza Shkodra është një nga këngëtaret më simpatike dhe njëkohësisht më të dashura si për publikun në Shqipëri ashtu edhe për atë në Kosovë.

Por pavarësisht se nga të gjithë njihet si një këngëtare, në fakt Mimozajetën e saj jashtë ekranit ka një tjetër profesion që nuk ka lidhje aspak me artin.

E ftuar në emisionin “21 Gradë”, Shkodra foli për karrierën, por edhe për jetën e saj personale.

Midis të tjerave, ajo rrëfeu se ka një profesion të dytë si farmaciste. Këtë profesion ajo e ushtron në Zvicër, ku edhe kalon pjesën më të madhe të vitit.

“Gjithmonë e kam dashur mjekësinë, kam dashur të bëhem pediatër, por ishte më e lehtë për mua të bëhesha farmaciste sepse fillova herët të merrem me muzikë”, u shpreh këngëtarja.

Shkodra ka lindur në Zvicër, ku edhe jeton dhe punon aktualisht.
Ajo u bë e njohur fillimisht me këngën “Ndarja”, një superhit që u përqafua nga publiku në të dyja vendet./Albeu.com/
Shtuar më 03/03/2017, ora 20:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori