"E dija lojë", aktorja që luan Aryan flet për skenën e seksit me Gendry-n në Game of Thrones (FOTO LAJM)

Fansat më të zjarrtë të Game">Game of Thrones">Thrones u ndanë më dysh në raport me skenën e seksit të Arya Stark dhe Gendry në serinë e dytë të sezonit të 8 të publikuar nga HBO gjatë ditës së djeshme.

Një pjesë e konsideruan pjesë normale të një seriali, kurse pjesa tjetër theksuan faktin se nuk prisnin të shikonin më të renë e Stark-ve që të kryente seks aq shpejt dhe aq pa ndjenja me një kovaç si Gendry, raporton Albeu.com.

"Duhej të kishte pak ndjenjë në gjithë atë skenë", shprehen ata.

Mirëpo, as vetë Maisie Williams, aktorja që luan Arya Stark nuk besonte se kishim të bënim me një skenë të vërtetë filmi.

"Unë mendova se ishte një lojë që po na bënin regjisorët", tha ajo në një intervistë për Entertainment Weekly duke shtuar se i kishte kërkuar që ta prisnin atë skenë nga seriali para se të publikohej.

"Pastaj thash me vete, oh dreqin, si ka mundësi", shtoi ajo.

Ajo mendoi se kishim të bënim me një lojë dhe jo skenë të vërtetë pasi drejtuesit David Benioff dhe Dan Weiss i kishin futur edhe herë të tjera aktorët në lojëra të tilla duke iu ndryshuar skenarin. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2019, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori