E dashura tregon LIVE se është shtatzënë, Shpat Kasapi largohet nga studioja
Pëlqej
Shpat Kasapi dikur padyshim ishte një nga këngëtarët më të preferuar të vajzave, ndërkohë që është përfolur shumë edhe për ndarjen nga Afërdita Dreshaj.

Ama i ftuar në "Kojshia show" gjatë intervistës, këngëtarit i ndodhi një e papritur.

Një vajzë hyri në mes të emisionit dhe u ul pranë Shpatit. Vajza u shpreh se ajo është modele dhe e dashura e këngëtarit.

"Unë me Shpatin kemi diçka pak më të ngushtë, janë gjëra serioze, familjare, i kemi hyrë shumë thellë muhabetit, është serioze kjo temë. Thjesht Shpati nuk do ta pranojë, nuk e di se cilat janë arsyet. Ne po presim një bebe", u shpreh vajza.

Shpati u vendos në siklet dhe qeshi duke thënë se e kuptoi që ishte kamerë e fshehtë. Mirëpo këngëtari nuk e pranoi dot këtë lojë dhe u largua nga emisioni, ndonëse moderatori i kërkoi me ngulm të qëndronte. /albeu.com/

Shtuar më 17/08/2018, ora 23:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori