E dashura franceze e djalit të Pirro Çakos bën gjestin e veçantë për vjehrrën (FOTO LAJM)

Djali i Pirro Çakos dhe Inva Mulës, Anthony, ka mbërritur në Shqipëri së bashku me të dashurën e tij franceze Marie.

Anthony e ka bërë publike lidhjen e tij me bukuroshen bjonde dhe publikon shpesh herë foto të saj në Instagramin e tij, duke treguar sesa shumë e do.

Ai e ka prezantuar edhe me familjen dhe bashkë kanë kaluar pushimet në bregdetin shqiptar. Dhe ja së fundi, Marie është parë në koncertin e Inva Mulës në Korçë, ku performoi vetëm pak orë më parë.

Krenare për zërin e saj, Marie publikoi disa video në Instastory të Invës duke kënduar. Të njëjtën gjë bëri dhe Anthony, i cili tashmë po ndjek rrugëtimin e prindërve në muzikë.

Anthony do të jetë pjesë e Festivalit Sunny Hill në Prishtinë që do të mbahet në fillim të gushtit, dhe vizita e tyre në Shqipëri ka lidhje edhe me performancën e tij në Kosovë.

Ai do të performojë këngët e tij të fundit “Enigma” dhe “Wild”në 4 gusht në parkun e Gërmisë.

Shtuar më 27/07/2019, ora 17:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori