E dashura feston ditëlindjen, Ardian Bujupi i bën urimin publik (FOTO LAJM)

Në qershor të këtij viti, këngëtari i njohur Ardian Bujupi bëri publike lidhjen e dashurisë me një vajzë të quajtur Sabrine Khan. Ajo është me origjinë indiane, por e lindur dhe e rritur në Gjermani.

Sabrine feston ditëlindjen dhe në ditën e saj speciale nuk ka munguar një urim nga partneri. Megjithatë ai po tregohet shumë i rezervuar për jetën e tij private dhe i ka kursyer fjalët romantike.

Ardiani ka publikuar një foto pranë saj në Instastory, krahas së cilës ka shkruar: "Gëzuar ditëlindjen!".

Shtuar më 10/07/2020, ora 09:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori